Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy motra nga Kosova

Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy motra nga Kosova

Një aksident i rëndë në autostradën A5 në Gjermani ka rezultuar fatal për dy vajza nga fshati Topanicë i Kamenicës, të cilat kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së automjeteve. Viktimat janë identifikuar si E. Z, 23 vjeçare, dhe A. Z, 17 vjeçare, të cilat janë shtetase zvicerane, gjersa kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra. Policia gjermane ka dhënë detaje lidhur me aksidentin, duke bërë të ditur se fillimisht janë raportuar dy aksidente në të njëjtin segment rrugor, raporton gazeta gjermane Blick. Sipas autoriteteve, aksidenti i parë ka ndodhur të shtunën rreth orës 11:30, pranë zonës së pushimit Renchtal, kur dy automjete janë përplasur gjatë një manovre ndërrimi korsie nga korsia e mesme në atë të majtë....