Pista të reja hetimi? Trondit nëna e 24 vjeçares: Vajza ime dhunohej barbarisht nga bashkëshorti

Pista të reja hetimi? Trondit nëna e 24 vjeçares: Vajza ime dhunohej barbarisht nga bashkëshorti

Nëna e 24-vjeçares Bleona Çobaj, e cila humbi jetën së bashku me dy fëmijët e saj në ngjarjen tragjike në Domen të Postribës, ka deklaruar se vajza kishte qenë viktimë e dhunës në familje, duke kërkuar një hetim të plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Sipas saj, familjarët kishin mësuar rreth një vit më parë për pretendimet e së resë mbi dhunën që, sipas tyre, ushtrohej nga bashkëshorti. Ajo tha se familja kishte tentuar ta ndihmonte, por më pas 24-vjeçarja kishte tërhequr deklarimet e saj. Nëna pretendon se kishte vënë re shenja në trupin e vajzës gjatë komunikimeve me video, ndërsa shton se kontaktet me të ishin kufizuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Sipas familjarëve, 24-vjeçarja nuk kishte një telefon personal dhe komunikimi zhvillohej...