NGA HORMUZI NE KRETE/ Lufta spostohet në Europë, Qipro e Bullgaria në shenjestër
Kërcënimet e Iranit për zgjerimin e konfliktit përtej Lindjes së Mesme kanë ngritur alarmin në Evropë dhe në strukturat amerikane të mbrojtjes. Sipas Financial Times, Teherani po shqyrton skenarë për sulme ndaj objektivave ushtarake amerikane në Evropën Juglindore, në rast se Shtetet e Bashkuara vendosin të përshkallëzojnë konfliktin. Mes zonave të përmendura në këto skenarë janë Qiproja dhe Bullgaria. Në këtë situatë, Pentagoni po shqyrton masa shtesë për forcimin e mbrojtjes ajrore në rajon. Një prej opsioneve që po vlerësohet është transferimi i një sistemi raketor “Patriot” nga Karpathosi drejt Kretës, me synim forcimin e mbrojtjes së zonës së Sudës. Ndërkohë, prania ushtarake amerikane dhe britanike në Qipro mbetet një tjetër pikë e ndjeshme. Avionë luftarakë, personel dhe një anije e Marinës kanë qëndruar në ishull...
Burimi:
ntv.al