VALA PËRVËLUESE, ZJARRE DHE PANIK, EUROPA PËRBALLET ME DITËT MË TË VËSHTIRA
Europa po përballet me një prej episodeve më shqetësuese të motit ekstrem. Një valë përvëluese ka pushtuar kontinentin, duke çuar temperaturat në nivele alarmante dhe duke ndezur njëkohësisht rrezikun e zjarreve masive në pyje. Në Spanjë, situata është veçanërisht dramatike. Flakët kanë shpërthyer në disa rajone, ndërsa zjarrfikësit vijojnë një betejë të vështirë për të frenuar përhapjen e tyre. Autoritetet po përgatiten për masa të tjera emergjente, nëse situata përkeqësohet. Por makthi nuk ndalet te zjarret. Temperaturat në Spanjë pritet të arrijnë deri në 40°C, ndërsa agjencia meteorologjike Aemet ka vendosur disa rajone në nivelin ekstrem të alarmit për të nxehtin. Paralelisht, rreziku për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve është vlerësuar “i lartë” deri në “shumë të lartë”. FRANCËN E MBULON ALARMI Edhe Franca ndodhet...
Burimi:
ntv.al