SHQIPËRIA MAGNET PËR TURISTËT, MILIONA TË HUAJ NË VETËM GJASHTË MUAJT E PARË
Shqipëria vijon të shënojë rritje të fluksit turistik. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, në vend janë regjistruar rreth 5 milionë hyrje të shtetasve të huaj, rreth 297 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në krye të listës janë Italia dhe Kosova. Vetëm nga Kosova janë regjistruar mbi 1.7 milionë hyrje, ndërsa të dyja vendet së bashku përbëjnë rreth 46 për qind të totalit. Rritje të ndjeshme është regjistruar edhe nga tregjet aziatike. Hyrjet nga Malajzia janë rritur me afro 168 për qind, ndërsa nga India me mbi 78 për qind. Rritje të forta janë shënuar gjithashtu nga Lituania, Finlanda, Izraeli dhe Polonia. Në anën tjetër, rënia më e madhe është regjistruar tek hyrjet nga Arabia Saudite,...
Burimi:
ntv.al