IRANI NË GJUETI/ Ekzekutimet: 901 persona dënohen me vdekje në vetëm shtatë muaj

IRANI NË GJUETI/ Ekzekutimet: 901 persona dënohen me vdekje në vetëm shtatë muaj

Teherani përballet me kritika të reja ndërkombëtare për përdorimin e dënimit me vdekje. Të paktën 901 persona janë ekzekutuar në Iran gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026. Shifrat publikohen nga Qendra Abdorrahman Boroumand për të Drejtat e Njeriut në Iran, me seli në Uashington, e cila ka dokumentuar ekzekutimet e kryera nga janari deri në korrik. Sipas raportit, një pjesë e ekzekutimeve lidhen me çështje politike dhe akuza për sigurinë kombëtare. 56 persona janë ekzekutuar në raste të kësaj natyre. Prej tyre, 29 lidhen me protesta, 13 me akuza për spiunazh, ndërsa 14 persona janë dënuar për vepra që autoritetet iraniane i konsiderojnë kërcënim ndaj sigurisë kombëtare. Por kategoria më e madhe e ekzekutimeve lidhet me drogën. Të paktën 268 persona janë ekzekutuar...