Nuk është shaka gushti/ Miliarda euro në energji, Shqipëria në prag të një bumi të ri
Shqipëria ka një avantazh që shumë vende të rajonit ende po përpiqen ta ndërtojnë: një sistem energjetik të mbështetur gjerësisht te burimet e rinovueshme. Raporti i fundit i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për periudhën 2025–2030 vlerëson se Shqipëria është në trajektoren e duhur për të përmbushur objektivat e vitit 2030, si për konsumin primar, ashtu edhe për konsumin final të energjisë. Baza e këtij avantazhi është hidroenergjia. Por potenciali i vendit nuk kufizohet vetëm te hidrocentralet. Investimet e reja private në energjinë diellore dhe atë të erës, së bashku me zhvillimin e kapaciteteve të magazinimit dhe forcimin e rrjetit të transmetimit e shpërndarjes, mund ta ndryshojnë ndjeshëm pozicionin e Shqipërisë në tregun rajonal të energjisë. Një tregues i rëndësishëm është objektivi i parashikuar për...
Burimi:
ntv.al