RICHARD GRENELL NGA UASHINGTONI NË RADHIMË
Ish-zyrtari i lartë amerikan Richard Grenell është rikthyer në Shqipëri, këtë herë për të kaluar disa javë pushime në bregdet, së bashku me familjen dhe miqtë. Grenell është shfaqur në një foto në zonën e Vlorës dhe Radhimës, në një paraqitje sportive, ndërsa në sfond dallohen tabelat që tregojnë drejtimin për në dy prej destinacioneve të njohura turistike të jugut të vendit. Por ajo që tërheq më shumë vëmendjen është mesazhi që ai ka zgjedhur të shoqërojë fotografinë. “Ujërat janë shëruese” Grenell ka shprehur hapur preferencën e tij për bregdetin shqiptar, duke veçuar veçanërisht ujërat e Adriatikut dhe Jonit. “Ujërat e Adriatikut dhe Jonit janë të mbushura me disa prej ujërave më të kripura në botë. Për mua janë shëruese”, shkruan ai. Në postimin e...
Burimi:
ntv.al