ZJARRI NUK TËRHIQET/ Shqipëria nën alarm, flakët hapin fronte të reja

ZJARRI NUK TËRHIQET/ Shqipëria nën alarm, flakët hapin fronte të reja

Situata e zjarreve në Shqipëri mbetet nën monitorim. Pesë vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa dy të tjera janë vendosur nën mbikëqyrje. Forcat në terren po vijojnë betejën me flakët, ndërsa në operacione janë angazhuar rreth 220 efektivë dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore. Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes deri në orën 20:00 të 19 gushtit tregon se vatrat aktive janë përqendruar në disa zona të vendit. Në Tiranë, zjarret vijojnë në Dajt dhe Priskë, ndërsa në veri raportohet aktivitet në Lufaj të Mirditës dhe Tërbun-Gojan të Pukës. Një tjetër vatër aktive është raportuar në Shashicë të Selenicës. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar rreth 130 forca operacionale vendore, të mbështetura nga 90 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë të Forcës...