Pesë apartamente, tokë dhe aksione! Prokuroria e Fierit kërkon konfiskimin e pasurive të të dënuarit për drogë

Pesë apartamente, tokë dhe aksione! Prokuroria e Fierit kërkon konfiskimin e pasurive të të dënuarit për drogë

Prokuroria e Fierit ka përfunduar një hetim pasuror dhe i është drejtuar gjykatës me kërkesë për konfiskimin e një sërë pasurish të konsideruara si të pajustifikuara me burime të ligjshme. Në fokus të hetimit është shtetasi A.H., i dënuar në Itali për veprimtari të lidhura me trafikun e drogës, si dhe persona të afërt me të. Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për 5 apartamente, 2 njësi shërbimi, rreth 16.7 mijë metra katrorë tokë arë dhe kuotat në 5 shoqëri tregtare, të cilat dyshohet se janë krijuar nga të ardhura me origjinë kriminale. Hetimi, i regjistruar në korrik 2025, ka analizuar pasuritë e disa shtetasve dhe aktivitetin e kompanive në pronësi të tyre. Nga verifikimet ka rezultuar se një shumë prej mbi 100 milionë lekësh, e deklaruar...