Përmbyset një makinë në aksin rrugor Korçë-Maliq
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë - Maliq, në afërsi të fshatit Çiflig, ku siç shihet një automjet është përmbysur. Për pasojë një person ka mbetur i plagosur dhe po dërgohet me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës. Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Burimi:
syri.net