Pengmarrja dhe tragjedia në Roskovec, eksperti i sigurisë zbulon të shkuarën e errët të 35-vjeçarit

Pengmarrja dhe tragjedia në Roskovec, eksperti i sigurisë zbulon të shkuarën e errët të 35-vjeçarit

Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me Refit Buzin, 35-vjeçarin që vrau ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën e tij në Roskovec, ndërsa më pas mbajti peng ish-partneren dhe në fund i dha fund jetës. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë televizive, bëri të ditur se Buzi kishte një të kaluar problematike në Angli. Sipas tij, 35-vjeçari ishte rrëmbyer vite më parë dhe autorët kishin kërkuar 400 mijë paund për lirimin e tij. Ai tha se operacioni për shpëtimin e tij ishte realizuar në bashkëpunim mes autoriteteve britanike dhe atyre shqiptare. “Autori i dyshuar i vrasjes ka një historik në shtetin anglez. Dhe atje është marrë peng, ka pasur një pengmarrje, ku është kërkuar një gjobëvënie në vlerë 400 mijë paund për t’u...