Pas largimit të Elidon Çelës, Edvin Ndreu merr drejtimin e Policisë së Vlorës

Pas largimit të Elidon Çelës, Edvin Ndreu merr drejtimin e Policisë së Vlorës

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës, këtë të hënë, 1 qershor 2026. Ndreu mbante deri më tani detyrën e drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Tiranë. Komandimi i tij në krye të Policisë së Vlorës vjen pas ndryshimeve të fundit në strukturat drejtuese të policisë në qark dhe largimit të Elidon Çelës. Ai do të drejtojë përkohësisht Policinë e Vlorës deri në një vendimmarrje të mëtejshme. Më herët, ndreu ka mbajtur dhe poste të tjera, si zëvendës drejtor në Kukës, por dhe shef i Komisariatit nr. 6, Tiranë. Kujtojmë se Elidon Çela, u pezullua më 30 maj nga detyra e tij pas protestave të qytetarëve kundër projektit në Zvërnec. Arsyeja e pezullimit vjen si pasojë e raportimit të gabuar...