Oraret kur ndodhin më shumë aksidente! Urgjenca identifikon kohën me rrisk të lartë. Sugjeron mënyrë të re kontrolli

Oraret kur ndodhin më shumë aksidente! Urgjenca identifikon kohën me rrisk të lartë. Sugjeron mënyrë të re kontrolli

1912 aksidente rrugore janë shënuar që nga fillimi i këtij viti deri më tani, që përkthehet në rreth 12 aksidente në ditë, një numër relativisht i lartë e për fat të keq ku një pjesë përfundojnë me humbje jete. Sipas një studimi analitik të kryer nga Urgjenca Kombëtare, përveç automjeteve ka rritje të përfshirjes së motorëve në këto ngjarje, ndërsa dy janë fashat e orareve me përqendrimin më të lartë të tyre. “Ka ndryshuar dinamika e llojit të aksidenteve. Ka një rritje të aksidenteve me motor. Nga 407 aksidente që ndodhën gjatë vitit të shkuar, këtë vit janë regjistruar 521. Sipas të dhënave të analizuara rezulton se ora me më shumë aksidente është 12:00-15:00 me 22,7% të aksidenteve, kur njerëzit dalin pas një darke ku...