Operacioni i SPAK, reagon Braho: Pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen dhe konfiskohen

Operacioni i SPAK, reagon Braho: Pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen dhe konfiskohen

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, ka reaguar pas operacionit të fundit ku u godit një tjetër rrjet ndërkombëtar i dyshuar për trafik droge dhe pastrim parash. Në deklaratën e tij, Braho thekson se SPAK vijon goditjen e grupeve të krimit të organizuar të përfshira në trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Europës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe në pastrimin e produkteve të veprës penale dhe pasurive me origjinë kriminale. Sipas tij, pasuritë me origjinë kriminale dëmtojnë ekonominë e ligjshme dhe konkurrencën e lirë, si dhe forcojnë aktivitetin e krimit të organizuar, duke u përdorur për financimin e veprimtarive të paligjshme. “Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojnë ekonominë e ligjshme, konkurrencën e lirë dhe veprimtarinë...