Operacion antikanabis në Krujë, policia asgjesojnë bimë nartotike të mbjella në zonat e thella

Operacion antikanabis në Krujë, policia asgjesojnë bimë nartotike të mbjella në zonat e thella

Të paktën 20 grupe nga Policia e Tiranës me urdhër të drejtorit të qarkut Oliger Torba kanë zbarkuar mëngjesin e kësaj të marte në zonat malore të Krujës në kuadër të operacioneve antikanabis. Prej afro një muaji me hetime proaktive, por dhe me metoda të monitorimit të zonës me pajisje teknologjike janë evidentuar disa parcela dhe objekte që përdoreshin për kultivimin e kanabisit. Operacioni, ku janë përdorur edhe dronë të cilësisë së lartë, është shtrirë në territorin e fshatrave të thellë të Krujës. Gjatë kontrolleve janë zbuluar dhe asgjësuar me anë të djegies një numër i konsiderueshëm fidanësh dhe bimësh narkotike kanabis. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar punën edhe për kontrollin e ambienteve të mbyllura, ku dyshohet se mund të rriten bimë narkotike duke...