Onkologjiku/ Prokuoria mbyll hetimet, nis gjykimi për zv.drejtoreshën dhe disa mjekë
Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private për trajtimet që duhet të bëheshin në spitalin shtetëror si dhe sabotuan pajisjet e trajtimit të sëmurëve me tumor, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT, mjekë e specialistë për ‘Shpërdorim detyre’. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq gjashtë persona, mes të cilëve zv.Drejtoreshën, koordinatorin, mjekë e specialistë të Spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT) si dhe administratorin e një kompanie farmaceutike për veprat penale ‘Shpërdorim të detyrës’, ‘Fshehja e të ardhurave’ si dhe ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’ parashikuar nga nenet 248, 180/1 dhe 178/1 të Kodit Penal. Fillimisht çështja u dërgua në Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe...
Burimi:
opinion.al