“Nxito ore”, para se të hipte te makina e turqve, Sokrat Vata i kërkoi DJ të klubit ta çonte në spital

“Nxito ore”, para se të hipte te makina e turqve, Sokrat Vata i kërkoi DJ të klubit ta çonte në spital

Top Channel zbardh të tjera detaje nga dosja hetimore për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ku si autor akuzohet Sokrat Vata. Ky i fundit pas krimit i ka kërkuar DJ të klubit që ta çonte në spital, duke mos i treguar se çfarë kishte ndodhur. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ai thotë se e mori në makinë për ta çuar në spital, por pas disa minutash i ka kërkuar që të ndalojë makinë, nga ku ka zbritur dhe më pas e ka parë që të hedhë diçka me forcë. I është marrë deklarim në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasit A.Z., i cili ka qenë DJ te “Principote”. “Rreth orës 05:00 të datës 18.08.2026...