“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

Konflikti për kontrollin dhe vijimin e punimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës vijon të prodhojë tensione mes palëve të përfshira në projekt. Pas përplasjeve verbale të regjistruara mëngjesin e sotëm mes përfaqësuesve të kompanisë Mabco të biznesmenit Behgjet Pacolli dhe kompanisë “2A Group” të Valon Ademit, ku kjo e fundit bllokoi me kamionë hyrjen e kantierit, ka reaguar publikisht administratori i shoqërisë koncesionare Vlora International Airport (VIA), Vegim Hoxha. Deklarata e plotë: I nderuar z. Pacolli, Në cilësinë e administratorit të shoqërisë koncesionare VIA dhe si personi i vetëm i autorizuar ligjërisht për të përfaqësuar këtë shoqëri ndaj të tretëve, po ju drejtohem publikisht juve, si dhe opinionit publik, për të sqaruar disa pretendime dhe veprime që kërkojnë përgjigje. Fillimisht, duhet saktësuar se shoqëria Mabco...