Gjendet i pajetë një person në shkallët e një pallati në Elbasan
Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të premteje në shkallët e një pallati në lagjen “Syrja Dylgjeri” në Elbasan. Sipas Policisë, rreth orës 08:00 është marrë njoftimi se në sheshpushimin e katit të tetë të pallatit është gjetur pa shenja jete shtetasi K. D., 47 vjeç. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga mjete ose sende të tjera.
Burimi:
javanews.al