Çfarë ndodhi në të vërtetë me projektin e Aeroportit të Vlorës, Pacolli thyen heshtjen dhe zbardh prapaskenat e forta..
Përplasja për Aeroportin e Vlorës ka hyrë në një fazë të re, pasi kompania MABCO, e drejtuar nga Behgjet Pacolli, ka kundërshtuar publikisht zgjidhjen e kontratës së koncesionit dhe ka deklaruar se do të ndjekë rrugët ligjore deri në arbitrazhin ndërkombëtar. Përmes avokatit të saj, Arlind Ahmetaj, MABCO ka akuzuar institucionet shqiptare për përjashtim të paligjshëm nga projekti dhe për ushtrim presionesh ndaj kompanisë. Sipas tij, kompania që zotëron 98% të investimit është mbajtur jashtë kantierit për rreth një vit, pavarësisht dokumentacionit zyrtar që, sipas MABCO, e provon këtë situatë. Z. Ahmetaj deklaroi se janë rreth 90 shkresa zyrtare që dëshmojnë përplasjet mes kompanisë dhe institucioneve, ndërsa pretendoi se më 3 prill 2025 ka pasur një tentativë për blerjen e kuotave të investimit, duke krijuar...
Burimi:
sot.com.al