Këshilli i Sarandës miraton vendimin për parkim publik në territorin e gjimnazit ‘Hasan Tahsini’, PD: Skandal!
Këshilli Bashkiak i Sarandës ka miratuar një vendim që i hap rrugë ndërtimit të një parkimi publik në territorin që përfshin sipërfaqen e gjimnazit “Hasan Tahsini”. Vendimi ka marrë kartonët jeshilë vetëm nga këshilltarët e mazhorancës, në mbledhjen e 4 gushtit, ndërsa një pjesë e opozitarëve u larguan nga salla. Prona në fjalë prej kohësh administrohej nga Bashkia Sarandë. Për t’i hapur rrugë projektit për ndërtimin e parkimit, Këshilli ka miratuar edhe kalimin në pronësi të Bashkisë të sipërfaqes ku parashikohet të ndërtohet projekti. Në relacion, Bashkia e Sarandës e argumenton nevojën për ndërtimin e këtij parkimi si një investim të një rëndësie të veçantë përballë problematikës së vazhdueshme me parkimin e mjeteve. Në një vend bregdetar me fluks të lartë si Saranda, bashkia thotë...
Burimi:
argjiroja.net