Trafik kokaine dhe tentativë vrasjeje, Interpoli sjell nën pranga dy të shumëkërkuar nga Kolumbia dhe Italia

Trafik kokaine dhe tentativë vrasjeje, Interpoli sjell nën pranga dy të shumëkërkuar nga Kolumbia dhe Italia

Policia e Shtetit ka sjellë sot nën pranga 2 persona të shumëkërkuar nga Kolumbia dhe Italia. Në bashkëpunim me Interpol Bogotën dhe Interpol Romën, autoritetet shqiptare kanë ekstraduar kolumbianin Samir Rosales Rodriguez, 53 vjeç, dhe nga Italia shtetasin shqiptar Fadil Ternova, 38 vjeç. 53-vjeçari kolumbian ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO i kishte caktuar në vitin 2022 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal. Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka shoqëruar një kontejner me lëndë narkotike, i nisur nga porti Buenaventura në Kolumbi, i cili kaloi përmes portit të Pireut në Greqi dhe më pas në portin e Tivarit në Mal të Zi, me destinacion final Shqipërinë për Laboratorin e...