30 vatra zjarri në 24 orë, 8 ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat tetë vijojnë të jenë aktive. Sipas njoftimit zyrtar, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, ndërsa në mbështetje të ndërhyrjeve janë përfshirë 110 efektivë të Forcave të Armatosura, tre helikopterë dhe avioni zjarrfikës “Air Tractor” i Forcës Ajrore. Në zonën e Dajtit, operacionet për shuarjen e zjarrit vijojnë, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërhyrjet vijojnë edhe në Priskë dhe Çakallesh, pa rrezik për komunitetin. Në Riban, Ngraçan dhe Panahor, në bashkinë Mallakastër, forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit në terren të...
Burimi:
javanews.al