Pista e errët/ Vrasja e Edmond Sulës, kontrolle banesash në Bërxullë, disa të shoqëruar

Pista e errët/ Vrasja e Edmond Sulës, kontrolle banesash në Bërxullë, disa të shoqëruar

Hetimet për ekzekutimin e Edmond Sulës vijojnë, ndërsa policia ka zgjeruar kontrollet në disa banesa dhe ambiente të ndryshme me qëllim zbardhjen e plotë të atentatit dhe identifikimin e autorëve. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se disa persona janë shoqëruar për verifikim, ndërsa hetuesit po analizojnë të gjitha pistat e mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e motivit të vrasjes së 50-vjeçarit. Edmond Sula u ekzekutua në mesnatën e 12 korrikut në Bërxullë të Tiranës. Një nga pistat që po shqyrtohet nga autoritetet lidhet me aktivitetin e tij si aksioner në një kompani të licencuar për kanabis mjekësor në Maqedoninë e Veriut. Hetuesit dyshojnë se një konflikt i mundshëm i lidhur me këtë aktivitet mund të ketë pasur ndikim në ngjarje, por...