“Nuk doja ta vrisja, por ai…”- Gjykata lë në burg Poli Boriçin, tentoi të vriste një person në atentatin e dështuar në Elbasan, do merrte hak!

“Nuk doja ta vrisja, por ai…”- Gjykata lë në burg Poli Boriçin, tentoi të vriste një person në atentatin e dështuar në Elbasan, do merrte hak!

Katër ditë pas ngjarjes së rëndë, Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Poli Boriçin, i dyshuar për tentativën e vrasjes së një shtetasi me armë zjarri, në një ngjarje të ndodhur në ambientet e një lokali në Elbasan. Për fat të mirë arma e zjarrit pistoletë u bllokua dhe nuk funksionoi në qitje, teksa motiv sipas rrëfimit të të arrestuarit ishte marrja e hakut për vëllanë e plagosur kohë më parë. Seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë u zhvillua mesditën e sotme, 18 gusht 2026, në orën 13:00 me dyer të mbyllura, ku Boriçi u paraqit përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurimit personal ndaj tij. Sipas të dhënave zyrtare ngjarja ndodhi në një lokal...