Nga portofoli te grabitjet në banesë, zbardhen 6 raste në Durrës. Arrestohet 44-vjeçari
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “July”, duke zbardhur gjashtë raste vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje të kryera gjatë muajit korrik 2026. Në kuadër të operacionit është identifikuar dhe vënë në pranga autori i dyshuar. Në pranga ka rënë shtetasi Indrit Daja, 44 -vjeç, banues në Durrës. Sipas hetimeve të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, 44-vjeçari dyshohet se gjatë periudhës 14–24 korrik 2026 ka kryer një sërë vjedhjesh, konkretisht ka vjedhur një motoçikletë, një çantë me sende personale dhe një portofol, si dhe para dhe materiale në dy subjekte. Gjithashtu, ai dyshohet se ka tentuar të kryejë një vjedhje në një banesë. Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur raste të tjera vjedhjesh që mund të...
Burimi:
syri.net