Nga “arresti në shtëpi” te qelia/ 49-vjeçari kapet gjatë tentativës për vjedhje

Nga “arresti në shtëpi” te qelia/ 49-vjeçari kapet gjatë tentativës për vjedhje

Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi dyshohet se tentoi të vidhte një banesë në fshatin Goskovë, ndërsa ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Sipas policisë, denoncimi është bërë nga pronari i banesës, çka ka vënë në lëvizje menjëherë shërbimet e Komisariatit të Korçës. Pas veprimeve hetimore, efektivët identifikuan dhe arrestuan shtetasin me inicialet G. S., 49 vjeç. Nga verifikimet rezultoi se ai ishte nën masën “Arrest në shtëpi” për drejtim të parregullt të automjetit dhe se kishte shkelur masën e vendosur nga gjykata. Ndaj tij tashmë rëndojnë akuza për “Vjedhje” të mbetur në tentativë, “Drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i qëndrimit i personit nën masë sigurie”. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për...