“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet në burg, tjetra në arrest shtëpie, 15-vjeçarja shtrohet në spital

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet në burg, tjetra në arrest shtëpie, 15-vjeçarja shtrohet në spital

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Fierit ka ndryshuar masat e sigurisë për tri vajzat që dhunuan 17-vjeçaren, një ngjarje që tronditi opinionin publik pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale. Gjykata vendosi “Arrest në burg” për 19-vjeçaren e përfshirë në ngjarje ndërsa një nga 15-vjeçaret u la në “Arrest shtëpie”. Ndërkohë, për të miurën tjetër gjykata urdhëroi shtrim të përkohshëm në një spital psikiatrik, pranë një Institucioni të Posaçëm për të Mitur në kryeqytet. Ajo rezulton e përfshirë jo vetëm në dhunën ndaj të miturës, por edhe në një episod të mëparshëm agresioni ndaj nënës së saj. Hetimet nisën pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ku dokumentohej dhunimi i rëndë I të miturës nga bashkëmoshataret. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja vepër penale...