Ndërtimet pa leje në Sarandë, vijojnë arrestimet e policëve, zyrtarëve dhe ndërtuesve
Prokuroria e Sarandës ka vijuar ndalimet e funksionarëve të komisariatit të policisë së Sarandës në lidhje me hetimet e nisura për lejimin e ndërtimeve pa leje në këtë qytet dhe implikimin e funksionarëve të Policisë së Shtetit dhe organeve lokale që kanë për detyrë mbrojtjen e territorit në lejimin e këtyre ndërtimeve. Kështu, në bazë të hetimeve, janë identifikuar dhe lëshuar urdhra ndalimi edhe për kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, Eduart Veliu. Janë ndaluar gjithashtu edhe Kristofor Shkrepa dhe Kastriot Satka, inspektorë policie zonash. Ish-shefi i Krimeve, Blerim Tafçiu, është caktuar me masën “arrest në shtëpi”, ndërsa oficeri i krimeve Irakli Koçiaj është shpallur në kërkim. Gjithashtu janë lëshuar urdhra ndalimi edhe për disa inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit...
Burimi:
javanews.al