Ndërtimet pa leje “fundosin” të tjerë zyrtarë dhe efektivë në Sarandë, lëshohen 12 urdhër-arreste

Ndërtimet pa leje “fundosin” të tjerë zyrtarë dhe efektivë në Sarandë, lëshohen 12 urdhër-arreste

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar këtë të hënë, më 25 maj, plot 12 urdhër-arreste për efektivë të Komisariatit të Sarandës, zyrtarë lokalë, si dhe biznesmenë apo ndërtues. Gazetarja e Klan News Greta Haskaj raporton se ata dyshohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil. Aktualisht një operacion i gjerë i Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Sarandës është duke u zhvilluar në shtrirje të gjerë. Mësohet se deri më tani janë lëshuar 4 urdhër-arreste për efektivë të Komisariatit të Sarandës, 4 për zyrtarë të IMT Sarandë dhe 4 për ndërtues. Nga zyrtarët e Komisariatit të qytetit bregdetar janë arrestuar efektivët me inicialet K.Sh. dhe K.S., specialistë zonash. Masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” është dhënë dhe...