Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Një aksident ka ndodhur në fshatin Çërravë të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet bujqësor ka dalë nga rruga duke u rrëzuar në përroin e fshatit. Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit për mjekim. Deri më tani, mësohet se nuk paraqet rrezik për jetën. Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje për të bërë zbardhjen e rrethanave të aksidentit.