Ministria e Mbrojtjes përditëson hartën e zjarreve në vend, ka ende vatra aktive: në aksion 227 forca, 3 helikopterë e një avion
Teksa zjarret në vend kanë ngritur alarmin tek qytetarët dhe autoritetet, operacioni në terren dhe nga ajri nuk ka ndalur. Ministria e Mbrojtjes publikoi sot të dhënat e përditësuara (9 gusht), mbi situatën e zjarreve në vend, ku aktualisht janë angazhuar të paktën 227 forca operacionale dhe 16 mjete zjarrfikëse e mbështetëse. Në operacione janë përfshirë edhe mjete ajrore, me tre helikopterë dhe një avion ‘Air Tractor’. Në qarkun e Tiranës, disa vatra janë rishfaqur gjatë mesditës në zonën e Dajtit, pranë fabrikës së ujit Selita. Forcat në terren vijojnë ndërhyrjen dhe monitorimin, ndërsa sipas Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Cikallesh të Kavajës, intensiteti i zjarrit ka rënë ndjeshëm dhe vatra po shkon drejt shuarjes së plotë, pas ndërhyrjes...
Burimi:
javanews.al