Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një shoqate bamirësie, arrestohet çifti nga Korça (EMRAT)
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë e Tiranës për llogari të drejtorisë vendore të policisë së Korçës, pasi dyshohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi financiar duke shfrytëzuar besimin e qytetarëve në nevojë. Sipas burimeve hetimore, Adi Hodo dhe Paola Zyber prezantoheshin tek qytetarët si përfaqësues të një organizate bamirësie, duke u premtuar ndihma dhe mbështetje financiare. Në fokus të tyre ishin kryesisht familjet me vështirësi ekonomike, si edhe persona me aftësi të kufizuara intelektuale.Pasi fitonin besimin e tyre, të dyshuarit siguronin kopje ose fotografi të kartave të identitetit dhe të dhëna të tjera personale. Më pas, sipas hetimeve, këto të dhëna përdoreshin pa dijeninë e qytetarëve për të aplikuar kredi online pranë institucioneve të mikrokredisë. Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton...
Burimi:
vizionplus.tv