Mashtrimi me call centera/ Momenti i arrestimit të Granit Pepnikës në Dhërmi, në vilë iu gjetën armë e kanabis

Mashtrimi me call centera/ Momenti i arrestimit të Granit Pepnikës në Dhërmi, në vilë iu gjetën armë e kanabis

Publikohen pamjet e arestimit të Granit Pepnikës në Dhërmi i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së bujshme të Call Center-ave. Pepnika dyshohet si një nga personat kyç të skemës së mashtrimit kompjuterik, përmes së cilës qindra qytetarë, kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian, u mashtruan duke shkaktuar një dëm financiar që sipas hetimeve arrin në rreth 50 milionë euro. Pepnika, vetëm 29 vjeç u arrestua mesditën e sotme në zonën e Drimadhes, një zonë e njohur turistike. Ndërkohë që në pranga ka rënë edhe  dhe Xh. H., 31 vjeç, edhe ky i shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik, të dyshuar për përfitimin e shumave të mëdha monetare nëpërmjet skemave të call center-ave. Ndaj të dyve ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ Gjatë...