Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Levan, tre të plagosur
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier- Levan, në vendin e quajtur “ Kthesa e Liqenit”. Dy automjete tip “ Fiat” dhe “ Audi” janë përplasur kokë me kokë me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të lënduar tre persona, një prej drejtuesve dhe dy pasagjerë të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti i cili ka bllokuar trafikun për minuta të tëra në këtë aks me qarkullim të dendur automjetesh.
Burimi:
vizionplus.tv