Lushnje/ Godet me thikë kushëririn e moshuar, arrestohet

Lushnje/ Godet me thikë kushëririn e moshuar, arrestohet

Një 60 vjeçar është arrestuar në Lushnje pasi akuzohet se goditi me thikë kushëririn e tij. ‘Ditën e djeshme, në lagjen "Loni Dhamo", Lushnjë, shtetasi I.Y, 60 vjeç dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) kushëririn e tij, shtetasin F. Y., 71 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 71-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën’ informoi sot policia. Ndaj tij rëndon akuza  "Plagosja e rëndë me dashje".