Lirohet nga burgu Ilir Beqaj
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga burgu dhe do të vijojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Vendimi është marrë nga gjykata pas shqyrtimit të kërkesës së Beqajt për shuarjen e masës “arrest në burg”, me argumentin se janë tejkaluar afatet e paraburgimit. Beqaj ndodhej në masën e sigurisë “arrest në burg” në kuadër të hetimeve për dosjen e SASPAC, ndërsa tashmë do të qëndrojë në masën më të lehtë të sigurisë, “arrest në shtëpi”.
Burimi:
opinion.al