Laert Haxhiu kapet ‘mat’,sapo i hyri në qeli policia i gjeti telefonin në dorë
Nga Elton Qyno - Syri.net/ Të dënuarit me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu, që ndodhet në burgun e Drenovës në Korçë i është gjetur një tjetër telefon në ambientet e qelisë së tij. Aparati celular është konstatuar teksa ai ndodhej në dhomë dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, ia ka kapur telefonin në dorë. Ndryshe nga herët e tjera ku Haxhiu e hidhte nga dritarja telefonin, këtë herë policia ia ka kapur në dorë dhe brenda qelisë së tij. Pas kryerjes së veprimeve proceduriale, aparati i telefonit i është dërguar për ekspertizë kompjuterike në laboratorin kibernetik që ndodhet pranë prokurorisë së Posaçme SPAK. Ndërkohë një tjetër praktikë ligjore është dërguar në prokurorinë e Korçës, për nisjen e hetimeve lidhur me veprën penale të...
Burimi:
syri.net