Laç/ Makina përplaset me ciklomotorin, humb jetën drejtuesi 37-vjeçar
Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur mesditën e së martës në aksin Laç–Patok i ka marrë jetën një 37-vjeçari nga Fushë-Kuqja e Kurbinit. Sipas Policisë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen Anila Sinaj, 33 vjeçe, banore e fshatit Grëz, Fushë-Kuqe, Kurbin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të datës 2 qershor 2026, kur automjeti që drejtohej nga 33-vjeçarja është përplasur me një ciklomotor që drejtohej nga Lorenc Treshi, 37 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin. Si pasojë e përplasjes, 37-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë...
Burimi:
syri.net