Kujdes nëse udhëtoni nesër drejt Greqisë! Pezullohet përkohësisht lëvizja e automjeteve në katër pika kufitare me Shqipërinë (Oraret)

Kujdes nëse udhëtoni nesër drejt Greqisë! Pezullohet përkohësisht lëvizja e automjeteve në katër pika kufitare me Shqipërinë (Oraret)

Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit ka njoftuar se, bazuar në informacionin e marrë nga Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë, punonjësit e doganës greke do të zhvillojnë grevë, më 27 korrik 2026, duke sjellë pezullimin e përkohshëm të lëvizjes së automjeteve në disa pika kufitare me Shqipërinë. Sipas njoftimit, greva do të zhvillohet sipas këtij orari: PKK Kakavijë dhe Tre Urat (Përmet): nga ora 07:00 deri në 11:00 (me orën shqiptare); PKK Kapshticë (Korçë) dhe Qafë Botë (Sarandë): nga ora 05:00 deri në 09:00 (me orën shqiptare). Gjatë këtyre intervaleve kohore, do të pezullohet kalimi i automjeteve në pikat kufitare të sipërpërmendura. Ndërkohë, sipas informacionit të përcjellë nga Policia Kufitare e Janinës, do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente...