Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është paraqitur këtë të enjte, 18 qershor, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Deri më tani nuk dihen arsyet e paraqitjes së saj në SPAK dhe nuk ka informacion zyrtar lidhur me vizitën e kryebashkiakes. Në shkurt të këtij viti, SPAK kërkoi dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Sipas akuzës, në cilësinë e kryetares së bashkisë, ajo i kishte kërkuar një qytetari të mos merrte pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 dhe të mos përfshihej në veprimtari politike të forcave të tjera politike. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i kërkuar ulet në 1 vit, ndërsa SPAK ka kërkuar pezullimin...