Zjarri në Palasë prej mbrëmë, sot mbërrin helikopteri për shuarjen e flakëve/ Vatra aktive në kodrën pranë tunelit
Një vatër e madhe zjarri vijon të jetë aktive në zonën e Palasës, ku flakët kanë përfshirë kodrën pranë hyrjes së tunelit. Zjarri ka nisur pak para mesnatës së kaluar dhe gjatë orëve të natës është favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta. Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, efektivët e Policisë së Shtetit dhe punonjësit e zonave të mbrojtura, të cilët kanë punuar gjatë gjithë natës për izolimin e vatrës dhe frenimin e përhapjes së zjarrit drejt sipërfaqeve të tjera. Terreni i vështirë dhe pozicioni i vatrës kanë komplikuar ndërhyrjen nga toka, duke bërë të nevojshme edhe ndërhyrjen nga ajri. Gjatë ditës së sotme, një helikopter është angazhuar në operacionin për shuarjen e flakëve dhe uljen e intensitetit të zjarrit. Autoritetet vijojnë...
Burimi:
syri.net