Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri
Rikthehen vatrat e zjarrit në zonën e Krujës, e cila prej dy ditësh nuk po gjen qetësi me situatën problematike. Një tjetër vatër është aktivizuar në zonën e pyllëzuar kësaj radhe në Krastë, në afërsi të lagjes “Boje”. Për shkak të erërave të forta, perimetri i zjarrit rrezikon të përhapet ndërsa është kërkuar ndërhyrja nga ajri dhe si pasojë e terrenit të vështirë. Kujtojmë se vetëm mëngjesin e sotëm u arrit normalizimi i situatës në këtë qytet ku flakët shkrumbuan totalisht malin e Krujës. Shumë familje u evakuuan mbrëmjen e djeshme për shkak të flakët kërcënuan seriozisht djegien e banesave. Fatmirësisht nuk ka bilance me persona të lënduar e as shtëpi të djegura.
Burimi:
javanews.al