Konflikti mes disa personash në Tiranë ku u plagos 33-vjeçari. Arrestohen 3 autorët, në kërkim i mituri
Një konflikt është regjistruar mbrëmjen e së hënëës në Tiranë në rrugën “Frosina Plaku”. Policia bën me dije se konflikti ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta dhe mjeteve prerësë ku për pasojë është plagosur një 33-vjeçar. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Lidhur me ngjarjen policia ka vënë në pranga 3 autorët ndërsa mësohet se se i plagosuri është proceduar penalisht. Në kërkim është shpallur edhe një i mitur i cili së bashku me të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. 17-vjeçari gjithashtu akuzohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. “Tiranë/Dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Frosina Plaku”. U konfliktuan me sende të forta dhe mjet...
Burimi:
syri.net