Kolegjet e Bashkuara vendosin: “Arrest me burg” vetëm kur s’ka vend për masa alternative

Kolegjet e Bashkuara vendosin: “Arrest me burg” vetëm kur s’ka vend për masa alternative

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në përbërje të 16 gjyqtarëve, kanë marrë vendim sot në 4 maj mbi standardet që duhet të udhëheqin gjykatat në caktimin dhe vijimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”. Çështja u shqyrtua pas nismës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, i cili, në ushtrim të rolit kushtetues dhe ligjor të Gjykatës së Lartë për garantimin e një praktike gjyqësore të njëtrajtshme, të qëndrueshme dhe të parashikueshme, vuri në lëvizje Kolegjet e Bashkuara për t’i dhënë përgjigje shqetësimeve të evidentuara në praktikën gjyqësore lidhur me mënyrën se si kërkohej, arsyetohej, kontrollohej dhe zbatohej masa “arrest në burg”, si dhe për ta orientuar këtë praktikë drejt standardeve kushtetuese e konventore për mbrojtjen e lirisë personale. Kolegjet...