Kamerat ndalohen në gjyqe | Televizionet letër KLGJ-së të ndërhyjë: Po cenohet informimi
Gazetarët e televizioneve po hasin pengesa të përditshme në pasqyrimin e proceseve gjyqësore. Ndonëse ka një Udhëzim të posaçëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që përcakton qasjen ndaj mediave, dhe veçanërisht për praninë e telekamerave në seancat gjyqësore, ky dokument po përdoret më së shumti si një mekanizëm frenues, shpesh dhe duke u shkelur haptazi. Ky fenomen, bëhet akoma më shqetësues, ndërkohë që pranë GJKKO-së, kanë nisur procese të rëndësishme gjyqësore, që përfshijnë figura me peshë në jetën politike të vendit, e ku për pasojë edhe interesi publik është tejet i lartë. Në këto kushte, disa nga televizionet kryesore, i janë drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor (për dijeni, gjykatave të të gjitha shkallëve, si dhe Këshillit të Europës dhe Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e...
Burimi:
javanews.al