Jetmir Pepa arrestohet në Dubai, pritet ekstradimi në Shqipëri! “Koka” e grupit kriminal trafikoi 7.5 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës

Jetmir Pepa arrestohet në Dubai, pritet ekstradimi në Shqipëri! “Koka” e grupit kriminal trafikoi 7.5 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës

Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim pas një operacioni anti-drogë të SPAK, ku u lëshuan 11 masa sigurie, sipas mediave është vënë në pranga në Dubai dhe pritet që në vijim të ekstradohet drejt Shqipërisë. Grupi i Pepës dyshohet se trafikuan 7.5 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ndërkohë që SPAK gjatë operacionit sekuestroi 232 pasuri me vlerë 12 milionë euro. Hetimet kanë zbuluar se të ardhurat e siguruara nga aktiviteti i paligjshëm dyshohet se janë investuar më pas në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, me qëllim pastrimin e parave dhe fshehjen e origjinës së tyre. Arrestimi i Pepës erdhi pas një bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kujtojmë se përveç biznesve luksoze të sekuestruara Jetmir Pepës, në listën...