Ishte zhdukur nga banesa, 32-vjeçarja gjendet e pajetë në ‘Plazhin e Vjetër’ në Vlorë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku është gjetur e pajetë një 32-vjeçare. Sipas informacioneve paraprake, e reja ishte larguar nga banesa dhe familjarët, të shqetësuar për mungesën e saj, kishin nisur kërkimet në bashkëpunim me Policinë. Pas disa orësh kërkime, 32-vjeçarja është gjetur e mbytur në det në zonën e Plazhit të Vjetër. Nga të dhënat e para, dyshohet se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasjeje, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Burimi:
syri.net