I akuzuar për vrasje 25 vite më parë, arrestohet në Shqipëri shtetasi nga Kosova
Është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Kosovë, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar të cilin Gjykata e Pejës e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 9 vjet e 8 muaj. I arrestuar është shtetasi nga Kosova, A.A., i cili akuzohet se rreth 25 vite më parë ka kryer një vrasje në Kosovë për hakmarrje. Mësohet se në dokumentet që ai përdorte kishte emra të tjerë, N.M. dhe D.D.
Burimi:
javanews.al